Paga minimale në Shqipëri do të rritet në 34 mijë lekë, rreth 290 euro

Për 9 muaj Mërgata jonë në Shtetet e Perëndimit dërgoi në Kosovë mbi 916 milionë euro

Për 9 muaj Mërgata  jonë në Shtetet e Perëndimit dërgoi në Kosovë mbi 916 milionë euro, 54 milionë euro më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Por për njohësit e ekonomisë në vend milionat e diasporës ndonëse kanë ndikim në ekonomi ato nuk po dedikohen në sektorë që sigurojnë zhvillim. Përveç konsumit e patundshmërisë, ata bëjnë apel që këtë mjetë të fokusohen edhe në prodhim. Profesori i ekonomisë Ujkan Bajra tha se diaspora është kontribuues shumë  i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit, sipas tij, nga pas lufta remitencat që mërgimtarët dërgojnë në vend sillet deri në mesatar 16 të GDP-s. Është e vërtet se diaspora është kontribuues shumë  i rëndësishëm, jo vetëm në dërgesat që i dërgon tekë familjet por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Duke filluar nga pas lufta e deri më tani pjesëmarrja e remitencave apo dërgesave që dërgojnë bashkatdhetarët tanë në Kosovë sillet deri në mesatar 16 të GDP që nuk është shumë e vogël dhe është e pritshme që të ketë ndikim pozitiv edhe në rritjen ekonomike,  tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …