Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me drejtorin e bujqësisë Berat Durakun, nënkryetarin Fatmir Iska dhe bashkëpunëtorë, kanë vazhduar me procesin e shpërndarjes së mekanizmit bujqësor për 70 përfitues në projektin: “Furnizim me mekanizëm bujqësor”–me pjesëmarrje, nga i cili projekt kanë përfituar gjithsej 804 fermerë. Mekanizmat bujqësor të cilët janë shpërndarë sot janë:
45 – pllugj dy krahësh dhe 25 – motokultivatorë
Pra, gjithsej: 70 fermerë përfitues për mekanizëm bujqësor, kanë pranuar sot pajisjet e tyre. Fermerë të nderuar, Ju informojmë se shpërndarja do të vazhdojë në javët në vijim, varësisht si do të kenë mundësi të furnizimit operatorët ekonomik që kanë kontratë me komunën e Rahovecit.
Urime për të gjithë përfituesit!
T’i gëzoni! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.