SHBA

Për çdo vit, më 4 korrik Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësisë

Për çdo vit, më 4 korrik,  Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësisë.   246-vjet më parë u ratifikua Dokumenti i Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, përshkruan më pas bazën dhe strukturën e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike – Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë. Shpallja e Pavarësisë së Amerikës shënoi shkëputjen e kolonive nga Britania e Madhe 246 vjet më parë, por ajo ishte vetëm fillimi i vendosjes së lirisë në këtë vend, pasi në atë kohë në shumë koloni praktikohej skllavëria, gratë nuk gëzonin të gjitha të drejtat për të cilat bëhej thirrje në Shpalljen e Pavarësisë dhe fatkeqësisht indiano-amerikanët vendas u detyruan të shpërnguleshin nga toka e tyre, ndërkohë që kolonët e ri kishin filluar të vendoseshin anë e mbanë vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …