Për disa muaj rreth 40 mijë euro i kushtuan buxhetit të Shtetit, darkat, drekat e udhëtimet e ministrit, Sveçla me sejmenët e tij

Shpenzimet e zyrtarëve shtetërorë kanë rënë në qendër të vëmendjes së opinionit publik pas publikimit të shpenzimeve “marramendëse” të deputetëve për derivate. Së fundmi janë publikuar edhe shpenzimet e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me kabinetin e tij. Sipas të dhënave të publikuara del se buxhetit të Shtetit  i kushtuan 38 mijë euro darkat, drekat dhe udhëtimet e ministrit Sveçla me kabinet. Nga periudha 23 mars deri më 31 dhjetor kanë shpenzuar 19 mijë e 563 euro, për bileta aeroplani, akomodime dhe mëditje. Po ashtu, kjo ministri ka shpenzuar 19 mijë e 136 euro për dreka dhe darka. Ministria e Punëve të Brendshme nga marsi e deri në dhjetor ka shpenzuar 38 mijë e 699 mijë euro për udhëtime dhe dreka e darka zyrtare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …