Për dy ditë me radhë, Rrustem Tetaj, dha dëshmi në Gjykatën Speciale, në Hagë, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së Ai nuk hezitoi të flas për asnjë pyetje nga Prokuroria, avokatët apo gjyqtarët. Ishte vetëm një temë për të cilën Tetaj tha se ka dëgjuar thashetheme, por nuk ka parë asgjë. Në pyetjet e gjyqtarit gjerman, Kristof Barte, se a ka pasur persona të rrëmbyer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Tetaj tha se ka dëgjuar thashetheme të ndryshme, por nuk ka parë asgjë. Gjyqtari insistoi deri në 5 herë për të marrë një përgjigje për këtë temë. Këtu ke folur për një takim në Jabllanicë me përfaqësuesit e tri fshatrave, Faton Mehmetaj, Lahi Brahimaj dhe Pjetër Shala. Kishit dëgjuar fjalë se ishin rrëmbyer persona e dërguar në Jabllanicë. Madje, se ka pasur një shtab aty, pyeti gjyqtari Barthe. Më kujtohet, sepse secili fshat e ka pasur shtabin e vet lokal. Të gjitha këto që ndaloheshin, i kam dëgjuar vetëm dëgjuar, e jo pa me sy”, u përgjigj Rrustem Tetaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …