Për dy ditë me radhë u mbajt Agrofesta në Krushë të Madhe të komunës së Rahovecit. Kjo festë e perimekulturës u shënua me aktivitete të shumta gjatë dy ditëve, ku ndër të tjera, qytetarët u njohën nga afër me fermerët dhe prodhimet e tyre. Produktet e fermerëve u ekspozuan në Panairin “Agro Tregu”. AgroFesta u mbajt nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Rahovec, Smajl Latifi.