Pas kritikave realiste dhe me vend, që i bënë deputetët e opozitës, sot në Kuvendin e Kosovës, kryeministrit, Albin Kurti, ai pa fakte e mundësi për të arsyetuar gjendjen e rëndë të mungesës së energjisë elektrike nuk hezitoi që i nevrikosur ta shpreh edhe një fjali cinike. Ai tha se njeriu duhet të jetë magjistar për të besuar se ka një zgjidhje, siç po e kërkojnë ata. Unë magjistar nuk jam, jam veç kryeministër, për fatin e keq tuajin, që do të thotë se nuk keni çka të më bëni dhe bëj si dua vetë. Nuk është hera e parë që Kurti krekoset në foltoren e Kuvendit duke rrahur gjoks se është kryeministër, pasi nuk ka çka ofron tjetër përveç cinizmit, arrogancës, urrejtjes dhe intolerancës kundër të gjithë atyre që e kritikojnë dhe që nuk pajtohen me mendimet e tij.
