Për gati një vit e gjysmë, Kosova vazhdon të mbetet e sanksionuar nga vendosja e masave të Bashkimit Evropian, që kjo për opozitën po konsiderohet si dështim i Qeverisë Kurti rreth lobimit për heqjen e tyre. Të njëjtit ritheksojnë se rreth 300 milionë euro janë të bllokuara aktualisht nga masat e BE-së. Ndonëse, edhe deputetë të partisë në pushtet kërkojnë nga BE heqjen e masave. KosovaPress lidhur me këtë çështje ka dërguar pyetje edhe tek Qeveria e Kosovës, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e kësaj teme. Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala derisa ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqqeverisje, ka bërë thirrje qeverisë të krijojnë mundësitë e lobimit dhe të sqarimit që Kosovës nuk i duhen këto masa. Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Pal Lekaj derisa ka fajësuar qeverinë aktuale për masat, thotë se ka shumë projekte që kanë ngecur për çfarë po dëmtohen edhe qytetarët.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …