Për gjashtë muaj Kabineti i Qeverisë Klurti ka shpenzuar mbi 120 mijë euro për udhëtime zyrtare, karburante, dreka e darka…

Mbi 120 mijë euro është shuma e përgjithshme e shpenzimeve për gjashtë muajt e parë të këtij viti, nga kryeministri Albin Kurti me kabinetin e tij politik që përbëhet nga 17 zyrtarë të tij. Bazuar në të dhënat që ka siguruar “Telegrafi” përmes qasjes në dokumentet publike, kryeministri Kurti së bashku me kabinetin e tij për gjashtë muaj shpenzuan plot 124 mijë e 639 euro. Këto para u harxhuan për mëditje gjatë udhëtimeve zyrtare, pastaj për  telefon, akomodim, karburante për vetura, si dhe për bileta të udhëtimit e dreka e darka. Kryeministri, Albin Kurti, është i vetmi prej tyre  që nuk ka marr para për mëditje për udhëtime  zyrtare, as për telefon.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …