Fati i Telekomit të Kosovës mbetet ende i pa qartë, përderisa Qeveria e Kosovës si aksionar i saj, ende nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për trajtimin e kësaj kompanie që po konsiderohet si e falimentuar për moskryerjen e detyrimeve dhe borxheve të shumta. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka ka thënë se për gjendjen e rëndë në Telekomin e Kosovës kërkohet të shfrytëzohet ligji për falimentim. Ai thotë se qeveria duhet ta ndihmojë këtë kompani publike me dispozitat e këtij legjislacioni në fuqi në mënyrë që të tejkalohet kriza financiare aktuale. Zeka ashtu thekson se shteti duhet të marrë përsipër për një pjesë të përgjegjësisë në Telekom, pasi ka dështuar disa herë në procesin e privatizimit dhe në menaxhimin e saj, për t’i hapur rrugë zhvillimeve të reja./kp/
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …