Misioni paqerujtës i KFOR-it po vijon me stërvitje në të gjithë territorin e Republikës se Kosovës

Për gjendjen e sigurisë ne veri, forcat e KFOR-it po monitorojnë nga afër situatën në rajonin e krizës

NATO-ja  ka reaguar lidhur me gjendjen e sigurisë ne veri të Kosovës, duke theksuar se KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. “KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e OKB-së, KFOR-i mbetet fuqimisht i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt. Kosova u tërhoq nga zbatimi i vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në territorin e Kosovës dhe ndryshimit të targave serbe, i cili ishte planifikuar të niste sot. Vendimi i qeverisë për shtyrje të masës së reciprocitetit në rast të heqjes së barrikadave, erdhi pas një takimi që patën udhëheqësit e shtetit me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. Vendimi i 29 qershorit i Qeverisë së Kosovës  parashikoi lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë personat që kanë dokumente serbe.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …