Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dërguar mesazh të qartë Prishtinës dhe Beogradit për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Merkel përmes këshilltarëve të saj Jan Hacker dhe Matthias Littenberg u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos ndërmarrin veprime deri në maj ose në qershor. Ky afat i dhënë nga Gjermania lidhet me përfundimin e ciklit të zgjedhjeve në Parlamentin Evropian. Por për këtë shtet çfarëdo delimitimi apo ndryshimi i kufijve duhet përjashtuar nga marrëveshja dhe kjo duhet t’u bëhet i qartë zyrtarëve shtetërorë në Prishtinë dhe Beograd. Kujtojmë se Gjermania ka qenë një ndër kundërshtueset më të mëdha të ndryshimit të kufijve në Ballkan. Gjithmonë sipas deklaratëve të kancelares gjermane, Angela Merkel, ndryshimi i kufijve në Ballkan do të ishte i papranueshëm dhe se do të sillte pasoja për rajonin.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …