Shefi i kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Alban Zogaj ka deklaruar se në javën e parë të qershorit do vendosin për hapjen e kufijve tokësor dhe ajror. “Faza e tretë e hapjes do të fillojë prej 1 qershorit e tutje dhe ne po shpresojmë shumë që gjatë javës së parë të kemi diskutime serioze për të parë se si do hapen kufijtë dhe më pastaj me automatizëm do i hapim edhe fluturimet dhe aeroportin, kështu që unë po vlerësoj se kjo javë e parë e qershorit do jetë kyçe për të marrë një vendim i tillë, pra akoma nuk është marrë një vendim i tillë, akoma nuk e kemi një datë të saktë se kur do ndodhë kjo. Por qershori është kyç… Ne po varemi dhe jemi në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHP-në në mënyrë që me na e dhënë dritën e gjelbër dhe kur mund të vazhdojmë tutje me fazën e tretë dhe me hapje eventuale të kufijve dhe fluturimeve”, ka deklaruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Sh. Shala-Bajgora: Vetëvendosja, nuk do të arrijë më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e ardhshme
Analisti dhe veprimtari, Behxhet Sh. Shala-Bajgora ofron një analizë të ashpër dhe kritike mbi gjendjen …