Komuna e Junikut në vazhden e aktiviteteve “Për Junikun e Pastër dhe Ekologjik” ka pastruar hapësirat publike gjelbëruese si dhe hamulloret përgjatë rrugëve. Kësaj radhe në bashkëpunim me qytetarët është bërë pastrimi përgjatë rrugës Qendër-Krasniq.
Komuna e Junikut në bashkëpunim me qytetarët vazhdojnë të mbeten të angazhuar në objektivën e përbashkët për qytetin e pastër dhe Ekologjik.