Për katër ditë në Kosovë janë vaksinuar rreth 90 mijë qytetarë kundër virusit korona

Për katër ditë në Kosovë janë vaksinuar rreth 90 mijë qytetarë kundër virusit korona

Numri i qytetarëve që kanë marrë vaksinën kundër Covid-19 që nga dita e martë deri të premten është 86,625. Sipas raportit të përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për rastet me koronavirus dhe numrin e të vaksinuarve, përgjatë së premtes janë marrë 22.245 doza të vaksinës për imunizimin ndaj Covid-19. “Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës”, bëhet me dije në raportin 24-orësh të përpiluar nga IKSHPK-ja. Po ashtu, dita e premte shënon rekord të numrit të të vaksinuarve që nga fillimi i fushatës së vaksinimit masiv. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, deri të premten 227.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …