Kryetari Kosovës, Hashim Thaçi i konsideron të papranueshme skenat që janë parë të dielën në fshatin Mushtisht” duke shtuar se duhet “të respektohet e drejta e secilit që të kthehet në pronat e veta. Këto veprime nuk janë as në interes të Kosovës dhe të qytetarëve të saj”. I pari i vendit ka thënë se të gjithë kanë të drejtë të kthehen “në vendin e tyre të origjinës, në pronën e tyre”. “Kjo vlen për çdo qytetar të Kosovës, pa dallim etnie”, tha ai. Duhet t’i mbyllim sa më parë këto plagë dhe të kthehemi nga e ardhmja.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …