Për nder të 24 Marsit ,,Epopesë së Dukagjinit’’ është mbajte turniri tradicional në shahë

Për nder të 24 Marsit ,,Epopesë së Dukagjinit ‘’ është mbajt turniri tashmë tradicional i shahut ,,24 Marsi Epopeja e Dukagjinit’’ organizuar nga Klubi i Shahut ,,Zeqë Hasaj’’ në Deçan mbështetur nga komuna e Deçanit. Klubi i shahut “Zeqë Hasaj” nga Deçani, tashmë ka krijuar një traditë duke organizuar në data dhe ditë të veçanta siç është 24 Marsi turnirë më karakter ndërkombëtar. Pjesëmarrës në këtë garë ishin gjithsej 78 garues nga Kosova Presheva, Medvegja, Sanxhaku dhe Rozhaja. Të pranishmit, ne emrin e Kryetarit te Komunës së Deçanit i përshëndeti Nazmi Selmanaj i cili njëherit është edhe Kryetar i Klubit nga Deçani. I pranishëm ishte edhe Kryetari i Federatës se Kosovës ne Shah, Nysret Avdiu i cili tha se  ky turnir ka marre karakter tradicional edhe në listën e Federatës së Shahut të Kosovës. Vendin e parë zuri shahisti Abedin Idrizaj nga Istogu, vendin e dyte Mjeshtri Ndërkombëtar (IM) Bedri Sadiku nga Prishtina dhe vendin e tretë shahisti Burim Dushi nga Klina por që luan në Klubin “Zeqe Hasaj” ne Deçan. Medalje dhe mirënjohje morën edhe vendi i katërt Hivzi Doda nga Prishtina, vendi i pestë Muhamet Asllani nga Gjilani si dhe Besim Selmanaj nga Deçani për plasmanin më të mirë të kategorisë së shahisteve me retingë deri ne 2100 (pike).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …