Për nder të ditës se Çlirimit, Komuna e Deçanit ndanë mirënjohje për mësuesit e pensionuar që kanë ndërruar jetë në kohë pandemie

Drejtoria Komunale e Arsimit në komunën e Deçanit, në bashkëpunim me zyrën e kryetarit të komunës Bashkim Ramosaj, në kuadër të shënimit të 22 vjetorit, Ditës së Çlirimit të qytetit të Deçanit, ka nda mirënjohje të veçanta për mësuesit e pensionuar të cilët kanë ndërruar jetë gjatë kohës së Pandemisë COVID-19 në periudhën kohore mars 2020-maj 2021. Mirënjohjet janë nda me motivacionin: Në shenjë vlerësimi të lartë, respekti dhe nderimi të përhershëm për sakrificën dhe kontributin e dhënë në fushën e Arsimit dhe Edukimit. Kryetari Ramosaj bashkë me nënkryetarin Sami Cacaj dhe drejtorin e DKA-së Bekim Vishaj, ndanë mirënjohje për mësimdhënësit tashmë në amshim: prof. Sadri Tafilaj, prof. Rexhep Dobraj, prof. Zenel Loshaj, prof. Sahit Tolaj, prof. Miftar Hoxhaj, prof. Shefqet Krasniqi, prof. Jashar Avdimetaj, prof. Shpend Idrizaj, prof. Smajl Tetaj, prof. Hasan Hamzaj, prof. Isuf Çekaj, prof. Sadri Osaj, prof. Ahmet Vishaj, prof. Hasan Bajraj dhe prof. Ahmet Avdimetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …