leoni

Për nderë të 12 Qershorit – Ditës së Paqes u mbajt Festivali ndërkomunal “I këndojmë atdheut në ditën e lirisë”

Për nderë të 12 Qershorit – Ditës së Paqes, në Mitrovicë u mbajt Festivali ndërkomunal i këngëve korale, me moton “I këndojmë atdheut në ditën e lirisë”. Pjesëmarrës në këtë festival ishin nxënësit e shkollave finaliste të qyteteve: Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri dhe Drenas, ndërkohë ka qenë i pranishëm edhe drejtori i Arsimit, Kastriot Duraku. Nga komuna e Skenderajt, interpretuan së bashku koret e dy shkollave fillore dhe të mesme të ulëta: “Ahmet Delia” dhe “Shaban Jashari”, nën udhëheqjen e mësimdhënësve të kulturës muzikore: Ertrit Xani dhe Selman Thaçi. Nxënësit e dy shkollave të Skenderajt, zunë vendin e dytë në këndim koral, në këtë festival. Falënderohet drejtoresha e DKA-së në Mitrovicë, Drita Kadriu për pritjen, organizimin dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij festivali ndërkomunal, e ku nxënësit e komunës së Skenderajt patën mundësinë të shfaqin talentin e tyre në këndim koral.

May be an image of 6 people

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …