Për nderë të 14 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Rahovecit, në hapësirat e Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec, u mbajt manifestimi “Ora Poetike”, në të cilën morën pjesë nxënës të Shkollave të Mesme të Larta dhe të Shkollave Fillore të Mesme të Ulëta. Nxënësit pjesëmarrës interpretuan proza e poezi nga autorë të ndryshëm.