leoni

Për nderë të Ditës Botërore të Librit, kryetari Haliti priti nxënësit e shkollës “28 Nëntori” të Vërbanit

Për nderë të Ditës Botërore të Librit, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim nxënësit e klasës së dytë të shkollës fillore “28 Nëntori” në Vërban, të cilët për nderë të kësaj dite kanë botuar edhe një libër të përbashkët si klasë, të titulluar “Poezia ime e parë”. Kryetari Haliti i ka uruar nxënësit për ditën e librit, si dhe për librin e botuar nga këta nxënës. Po ashtu, ai tha se e ardhmja është kthimi te libri, te bibliotekat dhe tek shtimi i kualitetit arsimor. Gjithashtu, ai ftoj të gjithë nxënësit e komunës së Vitisë, që të lexojnë sa më shumë libra dhe të mësojnë sa më shumë, që të kenë një të ardhme të ndritur dhe me perspektivë. Ndërsa drejtori i shkollës Sherif Neziri, së bashku me kujdestaren e kësaj klase dhe stafin, kanë falënderuar kryetarin për pritjen, si dhe nxënësit i kanë dhuruar kryetarit një poezi kushtuar atij, si dhe dy libra të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …