Komuna e Suharekës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë për nderë të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë organizon Turne në Futboll të vogël. Turneu fillon me datë 13.02.2017 në ora 17:00.
Paraqitja e ekipeve bëhet në zyret e Drejtorisë për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë dhe në palestrën Sportive ,,13 Qershori” në Suharekë. Loja zhvillohet në formacion 4+1 dhe ekipi numëron deri në 10 lojtar.
Shorti hidhet me datë 11 shkurt 2017 në ora 16:00 në palestrën sportive ,,13 Qershori” në Suharekë. Pagesa për pjesëmarrje është 20 Euro.