leoni

Për ndërtimin e pllakës përkujtimore ,,Eksodi 99” janë ndjekur të gjitha procedurat

Me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve të komunës së Mitrovicës dhe opinionit të gjerë, Zyra për Informim e Komunës së Mitrovicës, ofron  sqarimet e nevojshme për Kallxo.com.

Ju njoftojmë se Drejtoria e Prokurimit e ka kryer procedurën e prokurimit sipas LPP ne fuqi dhe kjo procedurë e prokurimit mbanë titullin ; Ndërtimi i pllakës përkujtimore “Eksodi 99” i cili i dedikohet shpërnguljes masive të popullatës në Shqipëri nga regjimi serb( si shenjë simbolike) dhe nuk është memorial siç është quajtur nga Kallxo.com dhe nuk është as tender por kuotim i çmimit.

Faza e inicimit dhe kërkesa e Këshillit Organizativ e cila është aprovuar nga Komuna e Mitrovicës dhe deklarata e nevojave është dërguar në Autoritetin Qendror të Prokurimit për aprovim.

Njoftimi për kontratë është publikuar në KRPP  dhe dosjen për kuotimin e çmimit e kanë kërkuar 9 operator ekonomik, hapja publike është bërë me datën 10.03.2016 dhe i  kanë dorëzuar dy Operator më çmimet 7,736.00 euro dhe Operatori Ekonomik me të cilin është nënshkruar kontrata më çmimin 5,610.00 euro, që do të thotë se operatori i dytë ka qenë më i lirë për 2126.00 euro  ndërsa vlerësimi është kryer me datën 05.04.2016 ku edhe është përzgjedhur Operatori me çmimin më të lirë dhe u janë dërguar O.E. letrat standarde për operatorin e suksesshëm dhe atë të pasuksesshëm ndërsa ankesa nga O.E nuk ka pasur.

Për shkak të alokimit të mjeteve, ku alokimi i pjesës së dytë të buxhetit kryhet në muajin prill dhe me një vonesë të vogël pas nënshkrimit të shqyrtimit të Deklaratës së Nevojave për zotim të mjeteve, publikimi i njoftimit për dhënie të kontratës është bërë me datën 15.04.2016 ndërsa nënshkrimi i kontratës sipas Ligjit të Prokurimit Publik për kuotim të çmimit me datën 19.04.2016 dhe të gjitha procedurat janë kryer sipas Ligjit për Prokurim Publik në fuqi.

” Për punët jashtë proceduarave të prokurimit dhe punëve tjera të Këshillit Organizativ kjo drejtori nuk mbanë përgjegjësi, ne jemi të zotuar që të respektohen të gjitha proceduarat e prokurimit dhe përmbushjen  me sukses te kontratës” ka thënë drejtori i Drejtorisë së Prokurimit Jeton Ujkani.

Zyra për Informim thekson se qeverisja e kryetarit Bahtiri në dy vitet e fundit, ka bërë kthesa të mëdha pozitive në të gjitha fushat. Qytetarët e Mitrovicës janë plotësisht të vetëdijshëm  për këto kthesa, pasi që ata sot jetojnë më mirë se në të kaluarën. Ata në të gjitha tubimet publike që kanë pas me udhëheqjen komunale, janë shprehur të jenë të kënaqur me punën që është bërë në këto dy vite.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …