Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Për nëntë vite, Gjykata Speciale në Hagë, ka marrë nga fondet e BE-së rreth 400 milionë euro

Gjykata Speciale në Hagë, ka intensifikuar procedurat gjyqësore, kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto Gjykatë që arreston dhe dënon me burg  vetëm pjesëtarë të  UÇK-së, financohin kryesisht nga Bashkimi Evropian, i cili ka ndarë 90 milionë euro për periudhën qershor 2023 – qershor 2025. Në total, për nëntë vite, Gjykata e Hagës ka marrë rreth 400 milionë euro nga BE-ja. Gjithashtu, ato kanë marrë fonde edhe nga shtete të tjera kontribuuese si Norvegjia, Zvicra dhe Amerika. Kjo mbështetje financiare është e ndryshme nga ajo e avokatëve të të akuzuarve, të cilët marrin fonde nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës. Në vitin 2023, buxheti për Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës ishte rreth 50 milionë euro, krahasuar me më shumë se 50 milionë euro që BE-ja ka ndarë për Gjykatën  Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …