Vazhdon trendi i heqjes se nënshtetësisë së Kosovës, në shtatë vitet e fundit 60 mijë qytetarë kanë hequr dorë

Për nga fuqia e pasaportës Kosova është në vendin e 99 në botë, pasi qytetarët e saj mund të lëvizin në vetëm 40 shtete

Kosova është në vendin e 99 në botë, për nga fuqia e pasaportës, pasi qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në vetëm 40 vende. Ky është rezultati i një hulumtimi të kompanisë ‘Henley Passport Index”, që flet për fuqinë e pasaportave të shteteve të botës, bazuar në ‘lirinë e lëvizjes së bartësit të një pasaporte në shtete të ndryshme, pa pasur nevojë për vizë’. Pas Kosovës, renditen Sudani, Koreja e Veriut, Nepali, Libia etj. Nga vendet e rajonit, Serbia është në vendin e 39, qytetarët e së cilës mund të udhëtojnë pa viza në 133 vende, Mali i Zi në vendin e 46, Maqedonia e Veriut në vendin 47, qytetarët e së cilës mund të lëvizin pa viza në 123 vende, Bosnje dhe Hercegovina renditet 52-ta me 117 vende, dhe Shqipëria në pozitën e 54. Në vendin e 107, dhe të fundit në listë renditet Afganistani. Qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë pa viza në vetëm në 26 vende. Pasaportat më të fuqishme në botë, sipas kësaj organizate, janë të Japonisë dhe Singaporit. Rezultatet e këtij hulumtimi janë bazuar në të dhënat ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …