Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit kryeministri Ramush Haradinaj gjatë të mërkures ka takuar udhëheqjen e lartë të partisë. Për këtë takim ka shkruarnë rrjetin social, nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj. Ai ka njoftuar se kjo parti është pro çdo nisme që ka për qëllim paprekshmërinë e kufijve të Kosovës. “Kufijtë e Kosovës nuk negociohen! Në takimin e udhëheqjes më të lartë të AAK-së, e ku i pranishëm ishte edhe Kryetari Partisë, Ramush Haradinaj, njëzërit është rikonfirmuar qendrimi se kufijtë e Kosovës janë të panegociueshëm dhe AAK e deputetët e saj janë në favor të çdo nisme, që është pro këtij qëndrimi. Ajo që do të jetë krejtësisht e papranueshme për ne si AAK, janë nismat që për qëllim mund të kenë përplasjet e kusuritjet personale ndaj përfaqësuesve politikë e institucional, duke mos përjashtuar këtu as presidentin. Për hirë të informimit të opinionit publik, ne jemi pro çdo nisme që për qëllim ka paprekshmërinë e kufijve të Kosovës!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …