Për pesë muaj 130 milionë euro mallra ka futur Serbia në Kosovë, ndërsa Kosova 10 milionë në Serbi

Për pesë muaj 130 milionë euro mallra ka futur Serbia në Kosovë, ndërsa Kosova 10 milionë në Serbi

Drejtori i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna në një intervistë për Kosovapress ka deklaruar se Serbia vazhdon të jetë në vendin e parë të  importit të mallrave në Kosovë. Vetëm për pesë muaj të këtij viti janë importuar nga Serbia mallra në vlerë mbi 130 milionë euro. Kurse, mallrat e Kosovës, nuk duket që po gjejnë hapësirë në Serbi, pasi për të njëjtën periudhë kemi eksportuar mallra vetëm afër 10 milionë. Importi i mallrave nga Maqedonia për këtë periudhë ka shënuar vlerën në mbi 56 milionë euro, ndërsa, nga Shqipëri janë importuar mallra në vlerë prej 42 milionë euro. Ndonëse Dogana e Kosovës mbetet arka kryesore e mbushjes së buxhetit, edhe këtë vit ka arrit të tejkalojë projeksionet për këtë vit.  Drejtori i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se në pesë muajt e parë të këtij viti, dogana ka arrite të inkasoi 69 milionë euro më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në rritjen e të hyrave kanë ndikuar rritja e akcizës, luftimi i evazionit fiskal dhe reforma në dogana.

“Sa i përket vlerave, nga Shqipëria kemi importe në këtë pesë mujor, në vlerë prej 42 milionë e 260 mijë euro, ndërsa nga Maqedonia kemi në vlerë prej 56 milionë e 866 mijë euro. Nga Serbia kemi në vlerën prej 139 milionë e 778 mijë euro”, tha Rafuna. Doganat këtë vit kanë tejkaluar projeksionet buxhetore, ku sipas Rafunës, për pesë muajt e parë të këtij viti janë tejkaluar parashikimet e projektuara në buxhetin e këtij viti për 9 për qind. Rritja e akcizës, TVSH-së, reformat dhe luftimi i kontrabandës, janë elementet që sipas tij, kanë ndikuar që në këtë vit të ketë më shumë të hyra se sa një vit më herët. Sa i përket ndikimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asoocimit (MSA), Rafuna ka thënë se nuk ka ndonjë ndikim që deri tani është vërejtur në të hyra, por thotë se tek eksportet ka mundur të ketë ndikim të vogël, pasi kjo ka mund të bëhet përmes vendeve fqinje.

Sa i përket mallrave që eksportohen nga vetët e rajonit, si Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria, Rafuna ka thënë se ka rritje dhe kjo është një shenjë e mirë që Kosova ka filluar të ketë trendë pozitive. Sipas tij, Kosova për këtë periudha pesë mujore të vitit ka eksportuar mallra në Shqipëri në vlerë prej 14 milionë euro. Ndërsa në Serbi, afër 10 milionë euro. Kurse, në Maqedoni vlera e mallrave të eksportuara është mbi 10 milionë euro./

Kosova ka importuar 34 milionë mallra, ndërsa ka importuar  140 milionë nga Serbia 42 milionë  nga Shqipëria   56 milionë nga Maqedonia. Raporti import eksport  238 milionë me 44 milionë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …