për të gjitha nevojat që keni, si në ndihma ushqimore, këtë ta bëni përmes përfaqësuesve, përkatësisht kryetarëve të fshatrave tuaj. Kjo formë e komunikimit, bëhet me qëllim të qëndrimit në shtëpitë e juaja dhe shmangies së kontakteve në grupe, si masë parandaluese ndaj virusit korona. Për formën e dërgimit të ndihmës konkrete, do të kujdeset komuna me kryetarët e fshatrave, ndërsa ju qëndroni në shtëpitë e juaja dhe zbatoni këshillat e institucioneve shëndetësore, për mbajtje të distancës sociale dhe shmangien e daljeve të panevojshme.