Më 19 dhe 20 qershor mbahet Simpoziumi Shkencor “Vlera dhe ardhmëri të hardhisë dhe verës Vranç”

Për sektorin e Vreshtarisë janë ndarë vetëm 1. 842,870 euro, pra ka një ulje të subvencinimit të sektorit vreshtar prej – 1. 145,940 euro

Të nderuar Vreshtarë, media dhe opinioni publik!

Ju informojmë se me gjithë kundershtimin e Shoqatës së Vreshtarve ‘’Vreshtari’’, po vërtetohen tendenca të MBPZHR-së për dëmtim të sektorit Vreshtar në përgjithësi, dje me shpalljen e programit për Subvencione ( pagesa direkte) për sektorin e Vreshtarisë janë ndarë vetëm 1,842,870 euro, pra ka një ulje të subvencinimit të sektorit vreshtar prej

(- 1,145,940)

– Subvencionimi ndër vite i sektorit vreshtar :

Viti 2018 – 2,580,250 €

Viti 2019  – 2,988,810 €

Viti 2020 – pako emergjente pandemi ( 2 x 2,998,810€) 5,977,620€

Viti 2021 (vit pandemik) – 1,842,870

Sipërfaqe me Vreshtat egzistues ne vitin 2021 janë  3451 ha, me shpalljen e programit 2021, sektori vreshtar është dëmtuar me 1,145,950 €. Me kategorizimin e subvencionimit në siperfaqe ne jemi në dijeni se vetëm dy kompani kanë sipërfaqe mbi 20 ha. Në këtë rast mbi 4000 familje të fermerëve Vreshtar do të kenë shume më pak të hyra nga subvencionet!

Le të mbetet në ndërgjegje të Qeverisë së Republikës së Kosovës, MBPZHR-së, AZhB-së dhe gjithë atyre që kontribojn në shkatërim të sektorit vreshtar. Fermerët dhe Vreshtarët nuk do t’ju harrojnë këto dëme që MBPZHR-ja dhe këshilltarët oportunist i bëjnë vreshtarisë në kohë PANDEMIE dhe në kohë krize ku pothuajse cdo gjë është shtrenjtuar për 30 %

 ( Preparatet, Nafta, pleherat kimike), vetëm cmimi I rrushit nuk ka pësuar rritje por vetëm tendencë të uljes së cmimit.

#Daumdjersentone

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Përkujtimi i tyre është amanet që na obligon të mos harrojmë kurrë rrugën e lirisë

Sot, me respekt të thellë dhe mirënjohje të pafund, mora pjesë në homazhe në Gllogjan …