Për shkak krizës në tregjet financiare ndërkombëtare, investimet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, po përjetojnë periudhën më të rëndë gjatë këtij viti duke iu shkaktuar humbje të mëdha të kursimeve të qytetarëve në vendin tonë. Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi ka thënë për KosovaPress, se investimet e Trustit deri në korrik pësuan rënie 161 milionë e 6 mijë euro, por thekson se kthimi i investimeve ka ulur humbjet në më pakë se 100 milionë euro deri në shtator. Përkundër faktit që janë rikuperuar rreth 60 milionë euro, ekspertë të ekonomisë alarmojnë se rëniet e konsideruara në Trust mund të thellohen edhe më tej për shkak të krizës financiare në tregjet ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …