Ganimete Musliu

Për shkak të arrestimit të policit, Nehat Thaçi deputetët kërkojnë ndërprerjen e dialogut me Serbinë

Komisioni për Punë të Brendshme ka  diskutuar për çështjen e arrestimit të drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaçi, nga policia e Serbisë. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka bërë thirrje ministres për Dialog, Edita Tahirit, që t’i ndërpresë bisedimet me palën serbe, përderisa nuk ndodh lirimi i Thaçit nga paraburgimi. Musliu po ashtu ka thënë se të nxirren nga lista e kërkimeve të gjithë zyrtarët shtetërorë që kanë të bëjnë me vitet 1998-1999 pasi, siç ka thënë ajo, rasti i Nehat Thaçit nuk është rast i izoluar, sepse edhe në raste tjera kanë ndodhur arrestime të ngjashëm të shtetasve të Kosovës nga ana e Serbisë. “Unë konsideroj se nuk ka asnjë vlerë të vazhdojmë bisedimet me Serbinë derisa ndodhin raste të tilla”, ka thënë Musliu. Për këtë arrestim shqetësimin e tyre e kanë shprehur edhe anëtarët e tjerë të këtij komisioni. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …