leoni

Telekomi i Kosovës vlerëson se Qeveria e vendit është duke rrezikuar funksionimin e kësaj ndërmarrje

Për shkak të bllokimit të llogarive bankare puntorët e Telekomit protestojnë sot dhe nisin grevën e përgjithshme

Punëtorët e Telekomit të Kosovës protestojnë si dhe do të fillojnë grevën e përgjithshme para Qeverisë së Kosovës lidhur me bllokimin e llogarive bankare. Federata e Sindikatave të Pavarura të Postë Telekomit të Kosovës ka deklaruar se në vitet e fundit ka bërë maksimumin në denoncimet për kontratat e dëmshme dhe faktorët që kanë ndikuar në gjendjen aktuale të kompanisë, denoncime këto që i ka bërë në Prokurorin e Shtetit dhe përmes mediave. Kompania Dardafon (ish-Zmobile) ka qenë dhe është kontratë kriminale, e cila Telekomit i ka shkaktuar humbje mbi 200 milion euro, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Krijimi i qeverisë nga opozita po bëhet problematik për shkak të LDK-së

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se krijimi i një qeverie nga partitë opozitare …