leoni

Për shkak të bllokimit të rrugëve në Serbi, pika kufitare në ”Merdare” vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim

Për shkak të bllokimit të rrugëve në Serbi, pika kufitare në ”Merdare” vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim

Policia e Kosovës njoftoi se për shkak të bllokimit të rrugëve  në Serbi, pika kufitare në ”Merdare” vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim.   Në orët e vona të mbrëmjes,  bazuar në informacionet e siguruara, nga persona të dyshuar është bllokuar rruga në territorin e Serbisë që e lidhë me Republikën e Kosovës. Bllokimi rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare Merdar, e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim. Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, andaj ftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare Jarinjë, Bërnjak dhe Merdar, deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …