Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a., zyra për konsumatorë në drejtorinë qendrore, njofton të gjithë konsumatorët që orari i punës, nga dita e sotme e deri të premten më 2 shtator 2016, do të zgjatet deri në orën 18:00. Njoftimi vlen edhe për shtat zonat tjera të shërbimit (Fushë Kosovë, Podujevë, Shtime, Lipjan, Graçanicë, Drenas dhe Obiliq.
Krejt kjo për shkak të fluksit të madh të konsumatorëve për ta shfrytëzuar të drejtën ligjore që të përfitojnë nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, në kuadër të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, i cili do të shfuqizohet pas pesë ditëve.
Ua kujtojmë sërish që nga falja e borxheve për ujësjellës dhe kanalizim për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë të gjithë konsumatorët e tetë komunave, ata të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj shërbimeve të këtij institucioni, me kusht që borxhet nga data 1 janar 2009 e deri më 31 dhjetor 2014 të paguhen (bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike).
KUR Prishtina fton të gjithë konsumatorët (përfituesit e faljes së borxheve të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit ) të vijnë me kërkesat e tyre në secilën komunë sepse kanë mbet vetëm edhe 5 ditë.