Kosova është duke vazhduar të ballafaqohet me pandeminë COVID-19, ku gjatë ditëve të fundit numri i personave të infektuar me këtë virus ka shënuar rritje. Përkundër thirrjeve të shumta të ekspertëve shëndetësor, që qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit, një pjesë e qytetarëve po vazhdojnë të shkelin masat ligjore. E për mosrespektimin e këtyre masave, Policia e Kosovës është duke gjobitur qytetarët, ku që nga gushti, kur ka hyrë në fuqi Ligji për Pandeminë e deri tani ka dënuar 124 mijë e 152 qytetarë. “Lidhur me interesimin tuaj, ju njoftojmë se policia nga fillimi i zbatimit të Ligjit antiCOVID, duke u bazuar në këtë ligj ka shqiptuar 124,152 tiketa. Sipas Ligjit për COVID-19, qytetarët që nuk bartin maskë, dënohen me 35 euro, kurse për mos respektimin e orarit të lëvizjes, qytetarët dënohen me 200 euro.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …