Për shkak të mundësisë për eskalimit, policia u bë sikur e kurseu Albin Kurtin, nga arrestimi

Përmes një njoftimi zyrtar për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur  se ka poseduar informacione lidhur me pjesëmarrjen e deputetit, Albin Kurti në protestë, por se nuk e ka arrestuar gjatë manifestimit me qëllim të mos eskalimit të situatës.  “Kemi pasur informacion lidhur me pjesëmarrjen e personit të kërkuar me Fletë Arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, mirëpo bazuar në vlerësimet e situatës, dhe me qëllim të mos eskalimit të situatës gjatë manifestimit nuk ka ndërmarrë veprime për ndalimin e tij, por që këto veprime do të ndërmerren nga Policia ashtu siç parashihet me Fletë Arrest”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, do të  japë dorëheqje pas dështimit të bisedimeve për të formuar një koalicion qeveritar

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka thënë se do të japë dorëheqje në ditët në …