Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë se është për keqardhje që sot në seancën e Kuvendit nuk ka arritur të aprovohet Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Sipas tij, moskalimi i këtij projektligji ka ardhur për shkak të mungesës së deputetëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes. “Është për keqardhje që as sot nuk arriti të kalojë Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”! Mungonin deputetët e LDK-së dhe VV-së! Natyrisht votimin e Listës Serbe as që e kemi pritur”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …