leoni

Për shkak të një aksioni, policia ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj si dhe Zgjim Hysenin e Nol Nushin

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar të premten një aksion simbolik tek objekti i ish-Rilindjes. Ky aksionin është mbajtur për të kundërshtuar taksën prej pesë eurosh për tiketën ngjitëse, që vjen pas marrëveshjes së Ministrisë së Infrastrukturës me kompaninë “Auto Control Kosova”. Në këtë aksion sipas pamjeve të publikuara në media në mënyrë të dhunshme është arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe zyrtarët e kësaj partie Zgjim Hyseni e Nol Nushi. Në mesin të arrestuarve është edhe një i moshuar. Deri tek arrestimi i zyrtarëve të PSD-së, erdhi pasi ata kanë shkruar parullën “zhvatës”, në makinat zyrtare të disa ministrive.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …