Për shkak të presionit të fuqishëm të opozitës kundër veprimeve të pamatura të Qeverisë lidhur me nënshkrimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, Bashkimi Evropian i ka dhënë mbështetje nismës së kryeministrit Isa Mustafa për t’i bërë ekspertizë caktimit të vijës kufitare midis Kosovës e Malit të Zop nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë. Edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka kërkuar që kjo iniciativë të shërbejë si mundësi për kthimin e debatit politik, në veçanti kthimin e normalitetit në Kuvendin e Kosovës. Zëdhënësja e BE-së, Dinka Zivalj, është ciktuar të ketë deklaruar se Brukseli zyrtar mirëpret çdo përpjekje që çon në zgjidhjen e situatës aktuale. Ne mirëpresim çdo nismë që synon zgjidhjen e problemeve aktuale përmes dialogut politik, duke përfshirë edhe nismën e Kryeministrit për demarkacionin e kufirit Kosovë-Mal i Zi”, ka thënë Zivalj. “Ne shpresojmë se kjo do të çojë në rikthimin e dialogut politik në përgjithësi dhe në punën e Kuvendit në veçanti, ka thënë Zivalj.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …