Largimi i avokatit të njohur Gregori Kihu ka ardhur për shkak të problemeve financiare me të cilat është duke u përballur mbrojtja e Thaçit. Më 14 shkurt 2024, trupi gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët miratoi tërheqjen e Gregori Kihu si kryembrojtës i Hashim Thaçit. Ky vendim hyn në fuqi kur administratorja cakton bashkë-mbrojtësin e ri. Duke marrë parasysh se Thaçi dhe Lluka Mishetiq (aktualisht njëri nga bashkë-mbrojtësit e Thaçit) u pajtuan që Mishetiqi të zëvendësojë Gregori , trupi gjykues ftoi palët dhe administratoren që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të caktuar Mishetiqin si kryembrojtës të Thaçit sa më shpejtë që të jetë e realizueshme. Trupi gjykues miratoi gjithashtu tërheqjen e bashkë-mbrojtësit të Thaçit, Xhoe Rider, ndërsa udhëzoi administratoren që të marrë vendim në lidhje me kërkesën për tërheqjen e tre ndihmësve juridik dhe pesë ndihmësve administrative të ekipit”, ka njoftuar Gjykata Speciale, në Hagë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …