Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Rahovecit përmes faqes zyrtare të komunës njofton gjithë qytetarët se për shkak të punimeve në asfaltimin e rrugës “Gëzim Hamza-Piktori” (nga Palestra e Sporteve në drejtim të gjimnazit), NDALOHET qarkullimi rrugor i tërësishëm i automjeteve.
Këto punime do të zhvillohen në koordinim me Policinë e Kosovës, inspektorët, inxhinierët, mbikëqyrësit e punimeve dhe operatorin ekonomik.
Ju rekomandojmë të qarkulloni në rrugët tjera alternative, përfundon Komunikata e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Rahovecit.