Pas komunës së Dragashit dhe Burimit, sot nuk do të mbahet mësim në asnjë shkollë të Dardancës. Drejtoria Komunale e Arsimit përmes një postimi në rrjetin social, ka njoftuar prindërit dhe nxënësit që nuk do të mbahet mësim në të gjitha nivelet shkollore. “Arsyeja e mos mbajtjes së procesit mësimor janë reshjet e mëdha të borës”, është thënë në njoftim.
