Për shkak të kundërshtimit të Rusisë, në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara nuk ka mundur të miratohet rezoluta për ndaljen e luftimeve dhe arritjen e armëpushimit në Siri ku nga regjimi vrastar i Bashar Al Asadit, i ndihmuar nga Rusia, janë vrarë qindra mijëra civil sirian, në mesin e tyre edhe shumë fëmijë, gra e pleq. Rusia kërkoi ndryshime në draftin që bën thirrje për një armëpushim 30-ditor, në mënyrë që t’u jepet mundësi ndihmave mjekësore dhe evakuimeve të civilëve. Këtë kërkesë të Rusisë, diplomatët perëndimor e shohin si përpjekje për t’i dhënë kohë regjimit vrastar të Bashar Al Asadit për t’i dhënë goditjen përfundimtare forcave që mbrojnë enklavën e kontrolluar prej rebelëve në periferitë e Damaskut. Diplomatë të Francës kanë thënë se dështimi për të vepruar shpejt mund të përcaktojë fundin e vet Kombeve të Bashkuara. Ndërsa presidenti i SHBA-ve, Donmald Tramp, duke folur për situatën e ditëve të fundit në Siri dhe duke aluduar në ndihmën që po i jep regjimit të Basha Al Asadit Rusia dhe Irani, ai theksoi se ajo çfarë kanë bërë këto tri shtete për popullin gjatë kësaj periudhe të fundit e të shkurtër kohe është një fatkeqësi për të ardhur turp.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …