Si rezultat i tensioneve në veri të Kosovës, NATO-ja ka vendosur të dislokojë edhe 700 ushtarësh. Admirali i NATO-s Stuart Manë ka bërë me dije se edhe një batalion tjetër rezervë është vendosur në gjendje gatishmërie, nëse do të jetë e nevojshme. Por, a do të përfshijë kjo rritje e trupave të NATO-s edhe ushtrinë amerikane. Sekretari amerikan, Antony Blinken është përgjigjur në këtë pyetje gjatë konferencës për media nga Oslo. Ai ka thënë se Amerika veçse ka trupa në Kosovë si pjesë e misionit të KFOR-it dhe nuk mendon që do të ketë rritje të trupave amerikane në Bondsteel. Më tutje, ai ka thënë se ajo që është më e rëndësishmja, është që palët të de-eskalojnë, të ndalojnë se bëri veprime të njëanshme dhe të kthehen në procesin e dialogut të drejtuar nga BE-ja. Blinkeni ka potencuar se kjo është ajo që ShBA-ja presin të shohin në ditët dhe javët në vazhdim. Kjo është ajo që kërkojmë fuqishëm nga palët të bëjnë. Këto janë pritjet tona për të parë në ditët dhe javët në vazhdim, ka thënë, sekretari amerikan, Antony Blinken.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …