Ekspertët e ekonomisë kanë tërhequr vërejtjen se për shkak të virusit KOVID-19 mund të ketë mbyllje të bizneseve dhe rritje të papunësisë. Ata kanë shtuar më tutje se përveç mbylljes së ndërmarrjeve do të rrezikohet edhe burimi i të hyrave të shtetit. Kryetari i Odës Ekonomikë Amerikanë në Kosovë, Arian Zeka ka deklaruar se për ta parandaluar këtë, Qeveria duhet që të ndërmarrë hapa të shpejtë në përkrahje të bizneseve dhe në zvogëlimin e numrit të të papunëve. Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës , Berat Rukiqi ka tërhequr vërejtjen se tashme Kosova çdo ditë po humb nga 10 milionë euro. “Kjo është një rëndesë e madhe për ekonominë e vendit, duhet të kemi një plan se çka pas coronavirusit që t’i ruajmë vendet e punës, ndërmarrje dhe likuiditetin. Për këtë duhet veprime të shpejta emergjente” ka porositur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës , Berat Rukiqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …