Kadri Veseli

Për shkaqe “humanitare” Gjykata Speciale liron disa ditë Kadri Veselin për të marrë pjesë në ngushëllime për babanë

Gjykata Speciale në Hagë,  ka bërë të ditur për mediet se  Kadri Veseli iu ka  lejuar që të vijë në Kosovë për të marrë pjesë në ngushëllimet për  babain e  tij, i cili ndërroi jetë  katër  ditë më parë.  “Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që ta menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë që Kadri Veseli të jetë pranë familjes së ngushtë pas rastit të vdekjes së babait të tij. I akuzuari mbetet në paraburgim. EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke mbështetur Gjykatën Speciale. Babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli, ka vdekur në moshën 94 vjeçare të mërkurën, por në ceremoninë  e varrimit nuk ishte i pranishëm djali i tij, Kadri Veseli i cili  iu kishte thënë familjarëve që ceremonia e varrimit dhe ngushëllimeve  të vazhdojë edhe pa praninë e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …