Kristofer Hill

Për sulmin terrorist në kanalin e “Ibër-Lepencit”, ambasadori, Christopher Hill, nuk ka parë dëshmi që çojnë te Beogradi

Për sulmin terrorist të 29 nëntorit në kanalin e “Ibër-Lepencit” , ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, është shprehur se nuk ka parë dëshmi që çojnë te Beogradi dhe se Byroja Federale amerikan e Hetii (FBI) po ndihmon Kosovën në hetimi ne rastit. Hill ka thënë se edhe Kosova dhe Serbia “duan të gjejnë të vërtetën” se kush ishte autori. “Ne qartësisht nuk shohim dëshmi që do të çonin te Beogradi, por dikush e bëri, dhe duhet hetim i plotë dhe mendoj se është mirë që ne po japim mbështetje në hetime përmes FBI-së dhe mendoj se kjo është e rëndësishme. Por, kjo flet për faktin se ka mungesë besimi dhe prirje për akuzime të ndërsjella”, ka thënë Hill për RTS.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …