Peter Stano

Për t’ ia hequr sanksionet Kosovës, bazohemi në përpjekjet për shtendosje në veri, thotë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se raporti i shefit  të BE-së, Josep Borrell, që po flitet nëse Kosova ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për heqjen e masave ndëshkuese ndaj saj e që më pas do t’iu prezantohet shteteve anëtare, është ende duke u finalizuar. I  pyetur nëse veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës për mbylljen e gjashtë njësive të së ashtuquajturës “Bankë Postare Kursimore” të Serbisë në Kosovë po ndikonin raportin e Borrellit, Stano u përgjigj se këto veprime kanë ndikim negativ në deeskalimin e situatës, duke shtuar se kjo situatë ishte edhe arsyeja pse Kosova është ndëshkuar. Masat ishin prezantuar si një përgjigje për hapat e njëanshme e pakoordinuara që çuan në më shumë eskalim dhe nuk e ndihmuan deeskalimin. Masat  ishin ndërmarrë për të motivuar autoritetet e Kosovës për të punuar në shtendosje, pra sigurisht që gjithçka që po ndodh në terren dhe që ka ndikim negativ në përpjekjet që çojnë në deeskalim, do të merren parasysh dhe do të përfshihen në raport”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …