LDK-ja bojkotoi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, si “masë” ndaj pushtetit, pas sanksioneve që BE-ja ia vendosi Kosovës. PDK-ja beson se duhet të rrëzohet Qeveria e Albin Kurtit, sepse “gjithçka ka stagnuar”. Ish-kryeministri Ramush Haradinaj përmend rrëzimin e Kurtit menjëherë pasi ndërkombëtarët i reaguan Kurtit për Veriun, ndërsa pas masave të BE-së. Për ta rrëzuar Qeverinë-Kurti, nevojitet vota e shumicës së deputetëve, pra 61 e më shumë. Lëvizja Vetëvendosje ka 56 deputetë por nuk e ka shumicën. PDK-ja ka 18 deputetë, LDK-ja 16, Lista Serbe 9 deputetë, AAK-ja 8 deputetë dhe Grupi Multietnik 8. Pa grup parlamentar, janë edhe deputetët: Adem Hoxha, Fadil Gashi, Fatmir Humolli dhe Haki Abazi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …