Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve sot kanë diskutuar deputetët, përfaqësues qeveritar dhe shoqëria civile

Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve sot kanë diskutuar deputetët, përfaqësuesit qeveritar dhe shoqëria civile

Aktet nënligjore të parapara në ligjin për mbrojtjen e fëmijës janë në proces të hartimit dhe harmonizimit në mes të gjitha institucioneve të përfshira, para se ato të dalin në dëgjim publik dhe për votim në Qeverinë e Kosovës, kanë deklaruar nga Zyra e Kryeministrit. Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve është diskutuar sot nga deputetë, përfaqësues qeveritar e shoqëri civile, me qëllim të hartimit të akteve nënligjore të parapara në ligj. Habit Hajredini, drejtor i zyrës për qeverisje të mirë, të drejtat e njeriut, mundësi të barabarta dhe jodiskriminim, pranë Zyrës së Kryeministrit, ka thënë se deri në vjeshtën e këtij viti kur pritet dëgjimi publik dhe miratimi në ekzekutiv, kjo zyrë bashkë me ministritë përkatëse, komunat dhe shoqërinë civile, do të harmonizojë aktet nënligjore në mënyrë që ato pastaj të gjejnë zbatim. Ndërsa, koordinatorja për të drejtuat e njeriut, në Ministrinë e Arsimit, Merita Januzi ka thënë se kjo ministri është e ngarkuar të nxjerrë një akt nënligjor që ka të bëjë me edukimin për mbrojtjen e fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …